Ciao Berto pati kënaqësinë të mirëpriste një grup diplomatësh nga Shkolla Diaspora Diplomacy, të cilët vizituan ambientet tona për të njohur nga afër procesin e krijimit dhe prodhimit të mobilieve tona unike.
Gjatë kësaj vizite, diplomatët u njohën me filozofinë dhe vlerat tona, duke parë nga afër se si dizajni, inovacioni dhe artizanati kombinohen për të krijuar mobilie me cilësi të lartë. Diskutuam mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë përmes dizajnit, si dhe mbi sfidat dhe mundësitë në industrinë e mobilieve në tregun ndërkombëtar.
Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar lidhjet mes diplomacisë dhe industrisë kreative. Falenderojmë Shkollën Diaspora Diplomacy për interesimin dhe bashkëbisedimin frytdhënës – jemi të lumtur që ndamë eksperiencën tonë dhe mezi presim takimet e ardhshme!
📍 Qëndroni me ne për më shumë lajme dhe zhvillime nga Ciao Berto!